Bllokohet aksi Tiranë-Durrës gjatë natës më 6 dhe 7 gusht, qarkullimi devijohet në Thumanë-Kashar e akset dytësore

Nga D. V.
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të punimeve për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, faza e II do të ketë bllokim të qarkullimit më datë 6 dhe 7 gusht 2026, nga ora 00:00 deri në 04:30.

Sipas ARRSH-së, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit dhe për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Durrës-Tiranë.

Gjatë këtij intervali, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet në rampat e autostradës Thumanë-Kashar.

Mjetet me destinacion Aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa automjetet me destinacion Tiranën do të orientohen me sinjalistikën e përkohshme në rrugën dytësore duke u rikthyer në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër