Shkëndija dominon në Shkup: Fitore bindëse ndaj Vardarit në startin e kampionatit

Nga Xh M
919 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ajo që duhej të ishte një derbi i madh në startin e kampionatit të ri të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës, u kthye në një leksion futbolli nga mysafirët, të cilët triumfuan me rezultat 0:2 në Arenën e Shkupit.

​Pas një pjesë të parë të qetë dhe pa raste serioze nga të dyja palët, ndeshja u vendos në pjesën e dytë falë lëvizjeve taktike të skuadrës tetovare. Heroi i takimit ishte Fabrice Tamba, i cili hyri nga stoli dhe realizoi të dy golat e fitores, i pari nga të cilët erdhi në minutën e 55-të pas një asistimi të shkëlqyer nga Ndzengue. Vardari provoi të përgjigjej menjëherë me anë të Pires, por portieri Amzai reagoi në mënyrë fantastike.

Në vijim Shkëndija mori kontrollin e plotë, krijoi edhe disa raste të pastra shënimi, ndërsa iu anulua edhe një gol i tretë për pozitë jashtë loje. Me këtë performancë dominante, tetovarët morën tri pikët e para të sezonit dhe dërguan një mesazh të qartë që në xhiron e parë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër