Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Nga D. V.
961 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës ka nisur marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas burimeve të RTK-së, nga sot Policia e Kosovës ka filluar të marrë përgjegjësinë për sigurimin e urës, e cila për vite me radhë ka qenë nën përgjegjësinë e misioneve ndërkombëtare të sigurisë.

Ky zhvillim shënon një tjetër hap në procesin e kalimit të përgjegjësive të sigurisë tek institucionet e Kosovës.

Ura mbi lumin Ibër ka qenë për vite një nga pikat më të ndjeshme të sigurisë në Mitrovicë dhe simbol i ndarjes së qytetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër