Balliu: Industria ushtarake, një tjetër aferë me paratë e shqiptarëve

Nga D. V.
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi sot në një dalje për mediet se qeveria po shet si “industri ushtarake shqiptare” prodhimin e 40 mjeteve taktike përmes partneritetit mes KAYO dhe “Timak Defence”.

Balliu theksoi se të dhënat e bilancit të kompanisë ngrenë pikëpyetje mbi kapacitetet e saj prodhuese.

Sipas tij, “Timak Defence” është krijuar në gusht 2025 dhe në fund të vitit kishte 14 punonjës, ndërsa aktivet afatgjata, që sipas tij përfshijnë makineri e pajisje, kapnin vetëm 146 mijë lekë.

“Me 1500 euro nuk ndërtohet një fabrikë automjetesh ushtarake”, deklaroi Balliu, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe favorizim të kompanisë.

Ai kërkoi publikimin e kontratave mes KAYO, “Timak Defence” dhe institucioneve shtetërore.

“Partia Demokratike kërkon publikimin e menjëhershëm të të gjitha kontratave të lidhura mes KAYO, Timak Defence dhe institucioneve shtetërore, si dhe transparencë të plotë mbi mënyrën e përzgjedhjes së kësaj kompanie, vlerën e kontratave dhe burimin e financimit”, tha Balliu.

Ai gjithashtu i bëri thirrje SPAK-ut të verifikojë mënyrën e dhënies së kontratave dhe çdo element që mund të përbëjë shkelje ligjore.

“Ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë këtë skemë deri në fund, të verifikojë mënyrën e dhënies së kontratave, eliminimin e konkurrencës, përdorimin e shoqërisë publike KAYO dhe çdo element që mund të përbëjë shkelje të ligjit”, theksoi Balliu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër