PD reagon për deklaratën e Zelenskyt mbi Kosovën: Jashtë çdo konteksti historik

Nga D. V.
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Beograd, lidhur me qëndrimin e Ukrainës ndaj pavarësisë së Kosovës.

Në një deklaratë, PD shprehet se, “gjatë vizitës së tij në Beograd, presidenti Zelensky deklaroi se nuk do njihte shtetin e pavarur të Kosovës madje më qartë, shpalljen e njëanshme të Pavarësisë së Kosovës”.

“Me keqardhje deklarojmë se kjo deklaratë nga përfaqësues i një vendi mik është jashtë çdo konteksti historik dhe bie haptas ndesh me vendimet historike të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe vendeve kyesore të saj, por dhe me të drejtën, ligjin ndërkombëtar, vendimet e Gjykatës së OKB që kanë sanksionuar ligjimitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, thekson PD.

Përveç kësaj, vijon PD, “Ukraina në luftën e saj heroike kundër agresionit barbar rus ka patur dhe ka mbështetjen më të plotë nga mbarë kombi shqiptar, Shqipëria dhe Kosova ndërkohë që deri dje Serbia si Rusia e vogël ishte prapavija e fuqishme e Rusisë në agresionin e saj kundër Ukrainës”.

“Partia Demokratike hedh poshtë një deklaratë të tillë dhe e konsideron si një nxitje të serbomadhit Vuçiç për qëndrime dhe veprime destabilizuese qe janë dhe interesi me i mire i Vladimir Putinit dhe Rusisë”, përfundon deklarata e PD.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër