Rrëfimi i rrallë i Menduh Thaçit: Kur hyra në politikë besoja se për gjashtë muaj do t’i zgjidhja problemet

Nga Xh M
1,238 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 gusht Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka rrëfyer për angazhimin e tij të gjatë politik dhe arsyet që e kanë shtyrë të merret me politikë.

Në një rrëfim të rrallë në emisionin “Pressing One”, Thaçi tha se arsyeja kryesore e angazhimit të tij politik ka qenë gjithmonë, siç u shpreh ai, “interesi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”.

Duke folur për fillimet e tij në politikë, Thaçi tregoi se në moshë të re kishte pranuar të merrte drejtimin e një dege të partisë, me bindjen se do të merrej me zgjidhjen e problemeve për një periudhë të shkurtër.

“Kam pranuar të zgjidhem kryetar dege, do futesha dhe për 6 muaj do zgjidhja problemet… Tash bëhen 33 vjet që jam aty…”, deklaroi Thaçi.

Ai theksoi se angazhimi i tij politik, i cili filloi me një mandat që fillimisht e kishte menduar si afatshkurtër, është shndërruar në një rrugëtim prej më shumë se tri dekadash në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Thaçi është një nga figurat më jetëgjata të politikës shqiptare në vend dhe që nga fillimet e pluralizmit politik ka qenë pjesë e zhvillimeve kryesore politike që kanë prekur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

https://www.facebook.com/reel/2264137594388928/?t=0

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër