Sasa Hoda ironizon me situatën në Kuvend: Parlamenti i Kosovës Big Brother se jo mahi

Nga D. V.
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kuvendi i Kosovës sot (e mërkurë) u përfshi nga tensione dhe përplasje mes deputetëve, duke sjellë skena që tërhoqën vëmendjen edhe në rrjetet sociale.

Gjatë seancës, deputetja e PDK-së, Sala Jashari, pati një përplasje verbale me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Ndërkohë, në një tjetër incident situata eskaloi në përplasje fizike mes deputetes së VV-së, Arbërie Nagavci dhe deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi.

 Foto: Instagram

Pamjet dhe zhvillimet e tensionuara në Kuvend u komentuan gjerësisht edhe në rrjetet sociale.

Në mesin e personave që reaguan ishte edhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda.

Përmes një postimi në Instastory, Sasa ironizoi situatën, duke shkruar: “Parlamenti i Kosovës Big Brother se jo mahi”.

Me këtë deklaratë, ajo bëri një krahasim mes përplasjeve të ndodhura në Kuvend dhe formatit televiziv Big Brother, duke shprehur në mënyrë ironike qëndrimin e saj për ngjarjet e sotme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër