Filipçe për 25 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Bashkëjetesë, e jo ndarje dhe urrejtje

Nga Xh M
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 gusht Zhurnal.mk – Me rastin e 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se marrëveshja është themeli i paqes, bashkëjetesës dhe të ardhmes demokratike të vendit.

Filipçe theksoi se Maqedonia është një shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët dhe se diversiteti duhet të jetë forcë, jo një mjet për përçarje politike dhe përhapje urrejtjeje.

“Sot shënojmë 25 vjet që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001 dhe konfirmoi integritetin territorial dhe të ardhmen demokratike të Maqedonisë. Forca më e madhe e vendit tonë është pikërisht se është një shtëpi e përbashkët për maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, romët, boshnjakët dhe të gjithë qytetarët tanë të tjerë. Dallimet janë pjesë e shoqërisë sonë dhe është detyrimi ynë t’i vlerësojmë ato si vlerë dhe të mos i përdorim për ndarje politike”.

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit është një kujtesë se paqja, dialogu dhe kompromisi janë gjithmonë më të forta se konflikti, ndarjet dhe urrejtja. Pas 25 vitesh, të gjithë kemi detyrë të ndërtojmë të ardhmen e Maqedonisë përmes bashkëjetesës, barazisë dhe respektit të ndërsjellë – dhe jo përmes ndarjeve, fyerjeve dhe urrejtjes”, tha Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër