PD: Qeveria dështon të garantojë sigurinë gjatë sezonit turistik

Nga D. V.
446 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 gusht, Zhurnal.mk – Partia Demokratike reagoi pas vrasjes së 21-vjeçarit portugez në Ksamil, duke e cilësuar ngjarjen si një dëshmi të pasigurisë gjatë sezonit turistik.

Në deklaratën e saj, PD i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës dhe thekson se ngjarja nuk duhet të trajtohet thjesht si pjesë e kronikës së zezë, por si një problem serioz për sigurinë publike dhe imazhin turistik të Shqipërisë.

“Policia e Shtetit është kthyer në një agjenci që ndjek “autorët e ikur në drejtim të paditur”, jo një forcë të parandalimit të krimit, garantimit të sigurisë, forcimit të rendit publik”, thekson PD.

Partia Demokratike deklaron gjithashtu se me ardhjen në qeveri, do të miratojë një “paketë antikrim” në 100 ditët e para të qeverisjes, me synim rikthimin e sigurisë publike dhe ndërprerjen, sipas saj, të lidhjeve mes strukturave shtetërore dhe krimit të organizuar.

“Partia Demokratike zotohet se, me ardhjen në qeveri një Paketë Anti-Krim do të instalohet në 100 ditët e para, duke i dhënë fund partneritetit të strukturave shtetërore me narko-mafian. Rikthimi i sigurisë publike, siç është dëshmuar në Qeverinë Berisha 2005-2009 është prioriteti ynë kryesor; jo një premtim politik, por një detyrë patriotike për t’u kryer”, njoftoi PD.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër