Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Muhamet Hoxha gjatë ditës së sotme i shoqëruar nga zëvendësministreja Ane Lashkoska, pritën në takim kryetarin e komunës së Dojranit, Ilija Tentov me të cilin diskutuan rreth planifikimit të investimeve të reja kapitale në komunë, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen afatgjatë të burimeve natyrore dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale për të gjithë banorët dhe vizitorët e Dojranit.
“Sot, bashkë me zëvendësministren Ane Lashkoska, pritëm në takim kryetarin e komunës së Dojranit, Ilija Tentov.
Në takim biseduam për dinamikën e realizimit të projekteve aktuale, si dhe për planifikimin e investimeve të reja kapitale në komunë, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen afatgjatë të burimeve natyrore dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale për të gjithë banorët dhe vizitorët e Dojranit.
Me projektet kapitale në Dojran po i ndërtojmë themelet e transformimit të gjelbër në të gjithë vendin.” shkruan Hoxha.
