Nikolloski dhe Basha në takim në Shkup: Fokus në rrugën Tetovë–Prizren dhe autostradën Shkup–Bllacë

Nga D. V.
1,008 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikoloski realizoi një takim pune me ministrin kosovar të infrastrukturës dhe transportit Dimal Basha.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja e transportit Kaltrina Zekoli Shaqiri, si dhe drejtori i NP për rrugët shtetërore Koce Trajanovski.

Temat kryesore të bisedës ishin përmirësimi i bashkëpunimit bilateral, shkëmbimi ekonomik dhe tregtar, zhvillimi rajonal dhe realizimi i projekteve të përbashkëta infrastrukturore.

Dy ministrat u pajtuan se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Kosovës janë të mira dhe konstruktive, duke theksuar rëndësinë e thellimit të tyre përmes projekteve konkrete.

Në fokus të takimit ishte projekti për ndërtimin e rrugës Tetovë–Prizren, për të cilin grupi i punës nga të dyja vendet vazhdon me finalizimin e dizajnit, pas së cilës do të pasojë nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare për zbatimin.

Zëvendëskryeministri Nikoloski theksoi se Maqedonia ka filluar ndërtimin e segmentit të autostradës Shkup–Bllacë, e cila është me rëndësi kyçe për transport më të shpejtë dhe më të sigurt dhe për lidhje më të madhe ekonomike.

Në takim u hapën edhe çështjet për rivendosjen e transportit hekurudhor, si dhe për futjen e “one stop shop”, pra stacionit hekurudhor të përbashkët kufitar.

Bashkëbiseduesit përfunduan se lidhja më e mirë e transportit krijon mundësi të reja për rritje ekonomike dhe investime në të gjithë rajonin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër