Përplasen dy skafe në Liqenin e Komanit, disa të plagosur, shkak dyshohet shpejtësia e madhe e mjeteve lundruese

Nga D. V.
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 gusht, Zhurnal.mk – Një aksident me mjete lundruese ka ndodhur në liqenin e Komanit, ku si pasojë e përplasjes disa persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit po transportohen në drejtim të Spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa distanca dhe terreni i vështirë e bëjnë të vështirë transportimin e tyre.

Në ndihmë të personave të lënduar kanë dalë banorë të zonës dhe persona të tjerë me varka, të cilët po kontribuojnë në nxjerrjen dhe transportimin e tyre drejt zonave ku mund të marrin ndihmë mjekësore, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.

Gjendja shëndetësore e të lënduarve raportohet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve në një kthesë me fushëpamje të kufizuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër