Mickoski u takua me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Petr Macinka në fokus integrimet evropiane

Nga D V
553 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski realizoi takim me ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Petr Macinka.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, mundësitë për avancimin e tyre dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë.

„Takim i suksesshëm dhe konstruktiv me ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Petr Macinka. Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Maqedonisë dhe Çekisë, mundësitë për thellimin e tyre të mëtejshëm, si dhe për perspektivën evropiane të vendit tonë“, theksoi Mickoski.

Kryeministri nënvizoi rëndësinë e mbështetjes çeke në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

„Veçanërisht e vlerësoj mbështetjen nga Çekia për integrimet tona evropiane dhe përkushtimin e përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje stabile, prosperuese dhe evropiane“, tha Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër