Zgjatet afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore deri më 24 gusht

Nga D V
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore, me qëllim që të gjithë nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen këtij provimi të kenë mundësi të aplikojnë.

Sipas njoftimit, afati i aplikimit është zgjatur deri të hënën, më 24 gusht 2026, në orën 11:00, ndërsa aprovimi i aplikimeve do të bëhet po të njëjtën ditë, deri në orën 12:00.

Deri më tani, për Provimin e Maturës Shtetërore kanë aplikuar 4,650 nxënës.

Megjithatë, bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, Ministria vlerëson se rreth 1,000 nxënës, të cilët kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit, ende nuk kanë aplikuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër