Kërçeli-Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton

Nga D V
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, i ka replikuar ish-kryeministrit Avdullah Hoti, duke i përmendur marrëveshjen e qeverisë Hoti për shitjen e thëngjillit.

Hoti thotë se marrëveshja e fundit godet rëndë sistemin energjetik, teksa Kërçeli u shpreh se një marrëveshje pa fitim e kishte bërë vet.

“Ish-Kryeministri Hoti meqë qenka kyçë në temën e thëngjillit, le të na tregojë qysh pikërisht në kohën e qeverisë së tij antikushtetuese KEK ka shitur thëngjill për Maqedoni përmes stërshitësve, PA FITIM për vete, me çmim 8 Euro/ton, me kontratë të papublikuar te operatori Enertech.

Për këtë ka aktakuzë pasi që me ardhjen e Qeverisë Kurti, rasti është dërguar në Prokurori.

Nuk duhet me qenë ekonomist për me ditë që dikush këtu ka fitu – veç jo KEK-u” shkroi Kërçeli në Facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër