Bozhinovska u takua me zëvendëskryeministrin çek Macinka: Fokusi te energjetika dhe investimet e reja

Nga I.A
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, realizoi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Jashtëm i Republikës Çeke, Petr Macinka, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Në qendër të bisedimeve mes dy funksionarëve ishin energjetika, investimet dhe aplikimi i teknologjive moderne.

Takimi konfirmoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të vazhdueshëm mes Maqedonisë dhe Republikës Çeke, me vlerësim të përbashkët se ekziston hapësirë e konsiderueshme për thellim të mëtejshëm, veçanërisht në sektorin energjetik.

U diskutua për mundësitë e investimeve çeke dhe praninë më të madhe të kompanive çeke në Maqedoni, si dhe për shkëmbimin e ekspertizës dhe teknologjive në fusha strategjike – infrastruktura energjetike, burimet e rinovueshme, efikasiteti energjetik dhe modernizimi i sistemeve energjetike.

„Çekia është partner i provuar dhe i rëndësishëm. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe kanale të vendosura komunikimi, ndërsa tani synimi është të bëjmë një hap më tej – nga shkëmbimi i përvojave drejt projekteve konkrete, investimeve dhe partneriteteve teknologjike. Maqedonia ka potencial të madh, ndërsa njohuria dhe përvoja çeke mund të jenë kontribut i rëndësishëm në transformimin tonë energjetik,“ theksoi Bozhinovska.

Ajo nënvizoi edhe rëndësinë e lidhjes institucionale direkte dhe diplomacisë ekonomike për hapjen e mundësive të reja për kompanitë maqedonase dhe tërheqjen e investitorëve nga Çekia.

Bashkëpunimi mes dy vendeve në ekonomi dhe energjetikë tashmë ka bazë konkrete, duke pasur parasysh se në mars 2025 Bozhinovska ishte bashkëkryesuese e Takimit të Tretë të Komitetit të Përbashkët për bashkëpunim ekonomik dypalësh mes Maqedonisë dhe Republikës Çeke.

Në kuadër të kësaj bashkëpunimi, pala maqedonase ka realizuar kontakte direkte me institucione dhe kompani energjetike çeke, me qëllim shkëmbim përvojash dhe krijim kushtesh për partneritete konkrete.

Në takim u konkludua se tranzicioni energjetik, siguria e furnizimit dhe modernizimi i infrastrukturës janë fusha ku të dyja vendet kanë interes të përbashkët dhe potencial për thellim të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete dhe përfshirjes së komuniteteve të biznesit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër