Manasievski: Islam Abazi e shpëtoi Filipçen, pasi Vilma Ruskoska dhe Elizabeta Josifovska nga PSP për vite e mbanin lëndën në sirtar

Nga I.A
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – VMRO‑DPMNE sot akuzoi se Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OЈO GOКK) e ka mbyllur lëndën për ndërtimin e 19 spitaleve modulare gjatë krizës së Covid‑it, mes tyre edhe spitali modular i Tetovës, ku në shtator 2021 në një zjarr humbën jetën 14 persona. Akuzat i bëri zëdhënësi i partisë, Valentin Manasievski.

Sipas tij, lënda ishte formuar më 10 shtator 2021, ndërsa pesë vite më vonë, më 20 gusht 2026, OЈO GOКK, e udhëhequr nga Islam Abazi, ka vlerësuar se nuk ekziston dyshim i bazuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve gjatë prokurimeve publike.

Nga VMRO‑DPMNE pretendojnë se ish‑ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka pasur përgjegjësi direkte për vendosjen e spitaleve modulare. Manasievski akuzoi se Filipçe nuk ka nënshkruar specifikime teknike dhe nuk është përgatitur elaborat për instalimin elektrik, duke shtuar se objekti në Tetovë ishte vendosur mbi rezervuar të një pompe karburanti.

„Islam Abazi e shpëtoi Filipçen,“ deklaroi Manasievski, duke akuzuar se lënda për vite ka qenë në faza të ndryshme të procedimit dhe se me mbylljen e saj mbrohen ish‑funksionarë.

Partia thekson se lënda fillimisht e ka udhëhequr Vilma Ruskoska, më pas është marrë nga Elizabeta Josifovska. Manasievski vlerësoi se tani, pas vendimit të OЈO GOКK, përgjegjësia për rastin mbetet sërish çështje e hapur politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër