Arteta hedh poshtë spekulimet për largimin e yllit të ekipit

Nga D V
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka hedhur poshtë me vendosmëri thashethemet në lidhje me një largim të mundshëm të Martin Zubimendit, duke këmbëngulur se mesfushori mbetet një pjesë integrale e planeve të klubit.

Emri i Zubimendit ka qenë njëri nga më të lakuarit në këtë afat kalimtar, duke u lidhur me shumë klube të njohura evropiane.

Real Madridi dhe Chelsea kanë qenë dy ekipet më të lidhura me Zubimendin, por trajneri Arteta e ka mbyllur përfundimisht derën e largimit.

“Jo, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Arteta, kur u pyet për largimin e spanjollit.

“Pa dyshim, ai ishte një nga lojtarët më të mirë për Arsenalin sezonin e kaluar. Pa të, ne kurrë nuk do të kishim arritur në pozicionin në të cilin u gjendëm në javët e fundit”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Ndryshe, Zubimendi u transferua te londinezët për mbi 60 milionë euro, por ka qenë zgjedhje e dytë e formacionit pas Declan Rice. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër