Tetovë, 25 gusht Zhurnal.mk – Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj dy 18-vjeçarëve nga fshati Bërvenicë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për A.J. (18) dhe N.P. (18), të cilët dyshohet se më 12 prill 2026, në Tetovë, kanë sulmuar fizikisht P.T. (23) nga fshati Tudencë, Komuna e Jegunovcës.
Nga sulmi, 23-vjeçari ka pësuar lëndime.
Njoftimi i plotë i MPB-së:
“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.J.(18) dhe N.P.(18), të dy nga fsh. Bërvenicë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 12.04.2026, në Tetovë, të denoncuarit fizikisht e kanë sulmuar P.T.(23) nga fsh. Tudencë, komuna e Jegunovcës, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime”.
