Të paktën 15 foshnja të porsalindura humbin jetën nga zjarri në një spital

Nga D V
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Islamabad, 26 gusht, Zhurnal.mk – Të paktën 15 foshnja të porsalindura kanë humbur jetën nga një zjarr, që përfshiu repartin e maternitetit në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, njoftuan sot autoritetet lokale të emergjencave.

Zjarri dyshohet se u shkaktua nga një defekt në një pajisje të ajrit të kondicionuar, në orët e para të mëngjesit.

Sipas autoriteteve, vetëm një nga foshnjat që ndodheshin në repart mundi të shpëtohej. Zjarri tashmë është vënë nën kontroll.

Reparti i maternitetit është pjesë e departamentit të gjinekologjisë në Institutin e Shkencave Mjekësore të Pakistanit (PIMS), një spital shtetëror.

Në momentin kur shpërtheu zjarri, në repart ndodheshin të paktën 16 foshnja të porsalindura.

Pamjet televizive të “Geo News” treguan sasi të mëdha tymi dhe zjarrfikësit duke punuar në vendngjarje.

Televizioni raportoi se do të nisë një hetim për të përcaktuar edhe shkaqet e tjera të mundshme të zjarrit.

Spitalet publike në Pakistan shpesh, kritikohen për standardet e ulëta të shërbimit, ndërsa personat që kanë mundësi financiare zgjedhin klinikat private.

Mungesa e masave të duhura të sigurisë ka shkaktuar vazhdimisht tragjedi në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër