Kosovari e sulmon fizikisht venezuelasen dhe ia merr dy telefona në një apartament në Shkup

Nga Xh M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 gusht Zhurnal.mk – Më 27.08.2026, në orën 11:20, në Stacionin Policor Qendër, L.A.C.G. (37) nga Venezuela ka denoncuar se në një apartament në Shkup, në territorin e Qendrës, ku po qëndronte, rreth orës 03:00 ishte sulmuar fizikisht nga B.Xh. nga Kosova, i cili jeton në Londër.

Sipas denoncimit, ajo paraprakisht ishte marrë vesh me të përmes telefonit që të takoheshin. Gjatë incidentit, ai dyshohet se i ka marrë dy telefona.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër