Gjendet marihuanë gjatë bastisjes në një shtëpi në Gostivar

Nga Xh M
966 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 30 gusht Zhurnal.mk – Gjatë një bastisjeje të realizuar në një shtëpi në Gostivar, policia ka gjetur marihuanë dhe dy lule. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sot (30.08.2026), rreth orës 12:10, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar, duke vepruar në bazë të urdhrit gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të S.M. (33) nga Gostivari.

Gjatë bastisjes janë gjetur marihuanë dhe dy lule, ndërsa personi S.M. nuk është gjetur në shtëpi në momentin e ndërhyrjes. Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa dhe veprime për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të parashtrohet edhe parashtresa përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër