Paralajmëruan se nuk do të votojnë Sejdiun, Abdixhiku apel 6 deputetëve: Dorëzoni mandatet

Nga Xh M
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar pasoja për deputetët e kësaj partie, që nuk respektojnë vendimin e organeve të LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

I pyetur për mundësinë e masave disiplinore, Abdixhiku tha se aktualisht më shumë e shqetësojnë pasojat që kjo situatë mund t’i sjellë Kosovës, sesa çështja e masave brenda partisë.

Ai paralajmëroi se ata që nuk e respektojnë vendimin e Kryesisë dhe organeve të LDK-së, të paktën duhet të dorëzojnë mandatin e deputetit.

“Për tjerat do të vijnë me kohë, më besoni. Por kushdo që nuk respekton vendimin e kryesisë dhe organeve të LDK-së, më së paku duhet të dorëzojë mandatin e deputetit”, tha Abdixhiku.

Ai kritikoi mundësinë që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje, duke thënë se tashmë ekziston një marrëveshje politike dhe një kandidaturë për president që, sipas tij, gëzon respekt të gjerë.

Ai tha se LDK-ja “e ka kapërcyer edhe veten” dhe nuk ka kërkuar asgjë për vete, me qëllim që Kosova të ketë një president të denjë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër