“Nuk është një aventurë verore. Është dashuri, është serioze dhe kemi plane për të ardhmen”. Me këto fjalë, 22-vjeçari Antoine Leconte, sportist i kitesurf-it sipërmarrës, përshkruan marrëdhënien e tij me Tifenn Auzier, vajzën 42-vjeçare të zonjës së parë franceze Brigitte Macron.
Në një intervistë për Daily Mail, i riu tha se diferenca prej 20 vitesh në moshë nuk përbën pengesë për çiftin.
“Mosha nuk do të thotë asgjë kur je i dashuruar. Tifenn mund të jetë 20 vite më e madhe se unë, por është argëtuese, emocionuese dhe plot gëzim për jetën”, u shpreh ai.
Leconte tregoi se në fillim nuk e dinte identitetin e gruas që kishte përballë. Sipas tij, Tifenn kishte shkuar për disa mësime surfimi në Le Touquet, ku ai ushtron aktivitetin e tij profesional.
“Ajo erdhi për disa mësime në fillim të verës. Më pas u takuam në një festë ku isha i ftuar. Nuk e kisha idenë se ishte vajza e Brigitte Macron. E mësova më vonë”, tregoi 22-vjeçari.
