Fituesi i parë i “The Voice of Holland”, Ben Saunders gjendet i vdekur në një liqen

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtari holandez, Ben Saunders, fituesi i sezonit të parë të The Voice of Holland, është gjetur i vdekur më 15 shtator në liqenin Rijkerswoerdse Plassen, pranë Arnhem-it në Holandë.

Ai ishte 43 vjeç.

Trupi i Saunders u gjet rreth orës 13:20 pas një operacioni kërkimi në zonën e notit.

Familja e tij konfirmoi vdekjen më vonë gjatë mbrëmjes.

Policia ka deklaruar se nuk dyshohet për ndonjë veprim kriminal, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë publik.

Ben Saunders u bë i njohur në vitin 2011, kur fitoi sezonin e parë të The Voice of Holland.

Kënga e tij debutuese “Kill for a Broken Heart” dhe albumi “You Thought You Knew Me by Now” arritën në krye të klasifikimeve muzikore holandeze.

– YouTube  www.youtube.com

I njohur edhe me nofkën “Tattoo Ben”, Saunders e ndërthurte muzikën me profesionin e tatuazhistit në Arnhem.

Vëllai i tij, Dean Saunders, dha lajmin përmes Instagramit, derisa figura të tjera të muzikës, përfshirë ish-trajnerin e tij Marco Borsato, shprehën ngushëllimet për familjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër