Tre muaj pa paga dhe pa sigurim shëndetësor, punëtorët e “Pazarishte” në Kumanovë presin zgjidhje

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 21 shtator Zhurnal.mk – Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Pazarishte“ në Kumanovë, nuk kanë marrë pagat e tyre prej tre muajsh. Në vend që të marrin pagën e gushtit, ata ende presin pagën e qershorit. Përveç problemeve financiare, prej tre muajsh ata kanë mbetur edhe pa sigurim shëndetësor.

Paga e fundit, për muajin maj, sipas informatave u është paguar më 28 korrik, ndërsa sigurim shëndetësor kanë pasur vetëm për dy ditë. Që atëherë, shpenzimet për trajtime mjekësore, punëtoret e kësaj ndërmarrje thonë se i mbulojnë nga xhepi i tyre. Drejtori i ndërmarrjes thotë problemet financiare janë të trashëguara.

“Problemi është i trashëguar. Ne jemi vetëm nëntë muaj në këtë ndërmarrje. Pagat janë marrë në rregull por tani nuk mundemi të lëshojmë vetëm dy paga. Po mungojnë të ardhura dhe numri i të punësuarve është i lartë. Po kërkohet zgjidhje për problemin e krijuar.” tha: Suat Zejnullahu – Drejtor i NP “Pazarishte“ në Kumanovë.

Në këtë ndërmarrje janë të punësuar 37 persona, ndërsa funksionimi i saj ndikon edhe te rreth 400 qiramarrës të tezgave. Punëtorët thonë se vonesat e pagave kanë ndikuar në cilësinë e shërbimeve dhe funksionimin e ndërmarrjes. Sipas informatave të siguruara nga Alsat, Ndërmarrja Publike “Pazarishte” në Kumanovë, funksionon me llogari të bllokuar dhe financa të kufizuara për shkak të borxheve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër