Abdixhiku takon ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet politike dhe konstituimin e institucioneve

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore të LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për procesin e konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin britanik me qëndrimet e LDK-së lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke theksuar përkushtimin e partisë së tij ndaj mbrojtjes së interesit të Republikës dhe funksionalitetit të institucioneve demokratike.

Kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Ai ka vlerësuar si të rëndësishëm partneritetin ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin e ngushtë në funksion të demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit të Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër