Demo takon ambasadoren e Holandës, në fokus lufta kundër krimit të organizuar

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Marleen Monster.

Sipas ministrit, në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe menaxhimit të migracionit.

Demo bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe avancimi i marrëveshjes së re dypalëshe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

“Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në çështjet e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është avancimi i marrëveshjes së re dypalëshe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë”, tha ai.

Sipas ministrit marrëveshja synon të krijojë një bashkëpunim më të ngushtë dhe konkret mes strukturave ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës.

“Holanda mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë, në fushën e sigurisë, sundimit të ligjit dhe në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Demo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër