Tiranë, 25 shtator, Zhurnal.mk – Të hënën në 8.30 në Pallatin e Brigadave, presidenti Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, për të diskutuar situatën e sigurisë në vend, pas arrestimit të ish drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.
Në takim do te jete kryeministri Edi Rama, kryetari i kuvendit Niko Peleshi dhe disa ministra, ai i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i Brendshmi, Ervin Demo, i Financave Petrit Malaj, i Jashtëm Ferit Hoxha dhe i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi.
Nga Kuvendi është pjesëmarrës dhe kryetari i Komisionit te Mbrojtjes, Bledi Çuçi.
Ligji përcakton dhe pjesëmarrjen e Shefit të Shtabit te forcave te armatosura dhe kreun e Policisë së shtetit.
Pritet të shihet nëse të hënën do vendoset dhe pasuesi i Vlora Hysenit, siç kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të propozojë dhe do të këshillohet me kreun e shtetit emrin për kreun e ri te SHISH, që aktualisht drejtohet nga Elvisa Lila.
Këshilli i Sigurimit Kombëtar është thjesht veç një organ këshillimor për presidentin.
