Krmov: LSDM ikën nga biseda për Kodin Zgjedhor, Levica kërkon një njësi zgjedhore dhe trajtim të barabartë në fushatë

Nga I.A
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Më 30 shtator 2026, me ftesë të ministrit të Drejtësisë, u rihap procesi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me synim zhbllokimin e tij dhe arritjen e një marrëveshjeje politike mes partive parlamentare.

Koordinatori i grupit parlamentar të Levicës, Borislav Krmov, theksoi se mungesa e LSDM-së në takimin konsultativ tregon papjekuri politike dhe qasje jodemokratike, sidomos kur bëhet fjalë për çështje që prekin drejtpërdrejt procesin zgjedhor.

“Për fat të keq shohim se LSDM nuk është e pranishme. Kjo tregon një lloj papjekurie politike dhe jodemokratike. Duket e qartë qëllimi i tyre të lënë Levicën si e vetmja parti e hendikepuar, që nuk mund të marrë mjete nga reklamat politike të paguara”, tha Krmov.

Ai shtoi se Levica mbetet në dy kërkesat kryesore: një njësi zgjedhore dhe shpërndarje të drejtë të mjeteve për fushatat zgjedhore. Sipas tij, trajtimi i drejtë nënkupton edhe mundësinë që reklamat politike të paguara të hiqen krejtësisht.

“Nuk kemi ardhur për para, por për trajtim të drejtë. Nuk ka problem edhe me heqjen e tyre  kështu do të kursehen miliona euro për qytetarët, ndërsa Levica më në fund do të ketë kushte të barabarta”, shtoi Krmov.

Ai paralajmëroi se nuk është e lejueshme që një parti të vihet në pozitë të pabarabartë në procesin zgjedhor, ndërsa të gjitha të tjerat të përdorin mekanizmat ekzistues për financimin e fushatave.

Levica mbetet e hapur për bisedime mbi Kodin Zgjedhor dhe pret konsultimet e ardhshme me Ministrinë e Drejtësisë, por do të vazhdojë të insistojë në një njësi zgjedhore, kushte të drejta zgjedhore dhe trajtim të barabartë për të gjitha subjektet politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër