Prishtinë, 01 tetor, Zhurnal.mk – Në kuadër të aktiviteteve të Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ka filluar vjelja e mollëve dhe nxjerrja e patates nga sipërfaqet bujqësore të kësaj qendre.
Në njoftim thuhet se e gjithë puna është realizuar nga të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e zyrtarëve përgjegjës.
“Angazhimi i të burgosurve në punët bujqësore është pjesë e aktiviteteve të punës dhe aftësimit profesional, duke u mundësuar atyre të fitojnë shkathtësi praktike, të zhvillojnë përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në aktivitetet e Njësisë Ekonomike të SHKK-së.
Puna në bujqësi dhe aktivitetet e tjera prodhuese kontribuojnë në angazhimin konstruktiv të të burgosurve dhe në përgatitjen e tyre për riintegrim pas përfundimit të vuajtjes së dënimit”, thuhet në njoftim.




