Diaspora protestë në Bruksel, aktivistja: Shqiptarët nuk ndalen deri në rrëzimin e Ramës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 3 tetor Zhurnal.mk – Shqiptarët e Diasporës mbajtën sot më 3 tetor një protestë në orën 16:00, përpara Komisionit Evropian në Bruksel, me thirrjen “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”.

Protesta synon të përcjellë në institucionet evropiane kundërshtimet e organizatorëve ndaj qeverisë shqiptare, ndërsa një prej kërkesave kryesore të tyre është dorëheqja e pakushtëzuar e kryeministrit Edi Rama.

Përmes protestës në kryeqendrën evropiane, Diaspora synon që këto kërkesa të dëgjohen edhe pranë institucioneve të Bashkimit Evropian. Për të folur mbi tubimin, aktivistja e protestave në Milano ka udhëtuar sot drejt Brukselit, ndërsa në një lidhje për News24 ajo tregoi detaje nga tubimi i sotëm.

Suela Medini, aktiviste: Diaspora ka marrë vendimin që do të vazhdojë me protesta dhe nuk do ndalet. Diaspora ka thënë se e do Shqipërinë pa kryeministrin Edi Rama, të cilin e shikojnë si personin që ka sjellë keqqeverisje dhe korrupsion galopant në vend.

Edhe skandalet e fundit shikohen më tepër si heqje vëmendje ndaj skandaleve të vërteta si tek SHISH, tek AKSHI, tek KAYO etj. Ne duam që Komisioni Europian të anulojë ligjin e vitit 2024 për Zonat e Mbrojtura dhe të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama. E gjithë diaspora është në këmbë që të vijë në Tiranë dhe synimi është një, që kryeministri të japë dorëheqjen. Ne do jemi në shesh deri në rrëzimin e një qeverie antikombëtare, që populli shqiptar nuk i meriton më.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër