Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e përshkroi Real Madridin si ekipin “më rebel” në Spanjë, duke argumentuar se udhëheqësit e klubit madrilen e kuptojnë futbollin në një mënyrë krejtësisht të kundërt me të tijën.
Tebas wshtw përkujdesur ta thumboj përsëri klubin kryeqytetas duke i cilësuar si skuadër rebele.
“Skuadra më rebele në Spanjë është Real Madridi sepse liderët e saj e kuptojnë futbollin në një mënyrë që unë nuk e kuptoj”, ka thënë Tebas.
Këto deklarata, të dhëna fillimisht për Diario AS, pasqyrojnë tensionin e vazhdueshëm institucional midis shoqatës së punëdhënësve të futbollit spanjoll dhe bordit të klubit Los Blancos, të kryesuar nga Florentino Perez, në lidhje me menaxhimin financiar, të drejtat televizive dhe projektet.
Nga ana tjetër, Real Madridi renditet i katërti në La Liga me 15 pikë nga 7 ndeshje të luajtura, duke qëndruar fort në garë për vendet e para me një rekord prej 5 fitoresh, 0 barazimesh dhe 2 humbjesh.
Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho është gjashtë pikë pas rivalëve të tyre të përjetshëm, Barcelonës, të cilët janë liderët absolutë të garës.
