Shkup, 08 tetor, Zhurnal.mk – Në seancën e sotme gjyqësore për ish gjyqtarin Gjoko Ristov, dëshmuan prindërit e tij lidhur me 350 mijë eurot e gjetura të fshehura në një bunker special mur. Nëna Donka Ristova, tha se paratë nuk janë personalisht të saja, të cilat i ka përfituar nga shitja e produkteve bujqësore gjatë 50 viteve.
“Aty i ruaj paratë. Në kuzhinën e katit të dytë, pas shporetit. Pllakat kanë qenë të ngjitura vetëm në 4 vende që lehtë të bien, që pastaj të hapet. Nga vitit 1975 kur e kemi ndërtuar shtëpinë. Kur më kanë mbetur para, i kam vendosur aty. Pllakën e kam si dritare të vogël. Të gjitha paratë që më kanë mbetur, i kam futur në fletë alumini, dhe direkt i kam vendosur aty. I kam pasur për ditë të rënda të pleqërisë”, tha Donka Ristova.
E pyetur pse nuk i ka dërguar në bankë, nëna e ish gjyqtarit tha se nuk ka besim.
“Banka nuk garanton mbi 30 mijë euro. U mbyll një bankë përpara disa vitesh, njerëzit vetëvriten, vdesin”. Shtoi Ristova.
E pyetur se si i kanë fituar paratë, Ristova tha se kanë punuar shumë së bashku me bashkëshortin.
“Tërë jetën i kam përfituar paratë. Shitja nëpër gjithë tregjet, shalqi, pjepër, spec të kuq, arra, kajsi. Pastaj kemi pasur vreshtari dhe kam shitur rrush në sasi të mëdha.
Megjithatë, kur gjyqtarja e pyeti pse sipas ekspertizës janë gjetur gjurmët biologjike të djalit të saj Gjoko Ristov e jo të saj, Donka Ristova tha se nuk është e mundur. Të njëjtën përgjigje e dha edhe bashkëshorti i Donkës apo babai i Gjokos, Zdravko.
