Kurti: Integrimi në SEPA do t’u kursejë mërgatës dhe bizneseve rreth 58 milionë euro në vit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 16 tetor, Zhurnal.mk – Pas votimit në lexim të dytë ndryshim/plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Terrorizmit ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA.

Tutje Kurti ka shkruar se ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja.

“Dua të shpreh falenderimin tim për deputetët që dje votuan në lexim të dytë ndryshim/plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Terrorizmit. Miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area). Ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës tonë rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja”, ka shkruar Kurti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër