Mbi 38 mijë gra fermere, por pa të drejta të barabarta, vetëm 12% e grave në vend kanë tokë në pronësi

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 tetor Zhurnal.mk – Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë të sigurisë financiare, pushimit të lehonisë, sigurimit shëndetësor dhe mbrojtjes sociale.

Këto sfida u diskutuan në panelin “Të korrat pa emrin e saj: Gratë rurale dhe puna e padukshme”, të mbajtur në Europe House në Strumicë, në kuadër të fushatës “Vish ndryshimin”, të iniciuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadat e vendeve anëtare.
Sipas të dhënave të prezantuara, në vitin 2021 vetëm 4,1 për qind e grave në zonat rurale figuronin si pronare të pronave, ndërsa në nivel kombëtar vetëm 12 për qind e grave kanë në pronësi tokë.

Në diskutim janë trajtuar shkaqet e këtyre pabarazive, përfshirë edhe praktikat që lidhen me trashëgiminë. Edhe pse vajzat kanë të drejtë ligjore për të trashëguar, ato shpesh heqin dorë nga pjesa e tyre në favor të vëllezërve. Në këtë ndikojnë traditat e kahershme dhe pritshmëria se, pas martesës, vajza do t’i “përkasë një familjeje tjetër”. Në diskutim u theksuan edhe pengesat tradicionale që i bëjnë vajzat të heqin dorë nga trashëgimia në favor të vëllezërve. Mesazhi kryesor ishte se kontributi i grave fermere duhet të shoqërohet me të drejta dhe mundësi të barabarta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër