Gogu reagon pas zjarrit në Gjykatën e Lartë: Kush i vë flakën një gjykate, nuk godet qeverinë, por të drejtën e qytetarëve për drejtësi

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas situatës, ku flakët prekën Gjykatën e Lartë, ndërsa sipas informacioneve të raportuara u dëmtua edhe hyrja e Bankës së Shqipërisë.

“Dy institucione të pavarura. Asnjëri nuk është zyrë e qeverisë. Të dy i shërbejnë vendit dhe qytetarëve”, theksoi Gogu.

Ministri dënoi aktet e dhunës, duke bërë një dallim të qartë mes protestës dhe dëmtimit të institucioneve.

“Edhe ata që protestojnë, edhe ata që janë të zemëruar me qeverinë, kanë të njëjtën të drejtë për drejtësi. Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk është protestë”, u shpreh ai.

Gogu falënderoi zjarrfikësit, shprehu solidaritetin me gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës së Lartë dhe konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për të ofruar mbështetje brenda kompetencave ligjore, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit.

“Njerëzit nuk duhet të paguajnë çmimin e dhunës. Dera e drejtësisë duhet të mbetet e hapur për të gjithë”, përfundoi ministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër