Jakup Huseini: Dilni votoni për të ardhmen e Bërvenicës (VIDEO)

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Bërvenicë, 18 tetor, Zhurnal.mk – Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, sot ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës së bashku me familjen.

Pas votimit, Huseini u bëri thirrje të gjithë banorëve të Bërvenicës që të dalin në vendvotime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, duke theksuar rëndësinë e secilës votë për të ardhmen e komunës.

“Çdo votë ka rëndësi, çdo qytetar ka fuqi të vendosë për të ardhmen e komunës sonë. Ndryshimi nis me votën e secilit prej nesh! Bërvenicë, vendos për të ardhmen!”, u shpreh Huseini.

Ai apeloi që qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër