Messi shkëlqen me dy gola, Inter Miami triumfon ndaj Atlanta United

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Lionel Messi ka shënuar dy gola në fitoren 3:1 të Inter Miamit në udhëtim ndaj Atlanta United, në kuadër të Major League Soccer (MLS).

Ylli argjentinas realizoi dy herë brenda katër minutave në pjesën e dytë, duke e ndihmuar skuadrën e tij ta regjistrojë fitoren e tretë radhazi, në prag të fazës së plejofit.

Inter Miami kaloi në epërsi në minutën e 45-të me German Berteramen, pas një aksioni të nisur nga Messi dhe Luis Suarezi.

Në minutën e 56-të, Messi depërtoi në mbrojtjen kundërshtare dhe shënoi me të majtën për 2:0, ndërsa vetëm katër minuta më vonë realizoi sërish, pas një pasimi të Suarezit.

Atlanta United arriti ta ngushtojë rezultatin në minutën e 89-të, kur Fafa Picault shënoi nga penalltia, por vendasit nuk arritën ta shmangin humbjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër