Tetovë, 18 tetor Zhurnal.mk – Kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini, ka shkuar në shtabin e AKI-së për t’i uruar Arkin Jahijit fitoren në garën për Komunën e Bërvenicës.
Ky i fundit me një epërsi prej 630 votave do të shkoj në balotazh me kundërkandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.
Shtirja e dorës midis tyre jep sinjale se Huseini do të përkrah Jahijin në raundin e dytë që do të zhvillohet më 1 nëntor.
Kandidati Arkin Jahiji ka falënderuar Jakup Huseinin për garën e zhvilluar në Bërvenicë, duke e cilësuar atë si korrekte, demokratike dhe evropiane.
Jahiji vlerësoi rëndësinë e respektit të ndërsjellë dhe të frymës demokratike gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se gara duhet të shërbejë si shembull i kulturës politike dhe i bashkëjetesës demokratike.
Falënderimi ndaj Jakup Huseinit vjen si mesazh për bashkëpunim, respekt dhe përgjegjësi politike, duke vendosur interesin e qytetarëve mbi dallimet dhe rivalitetin zgjedhor.
Një garë demokratike nuk matet vetëm me rezultatin, por edhe me mënyrën se si zhvillohet.
