Radiçevski i VMRO dhe Jahiji i AKI-së kalojnë në raundin e dytë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

 

Tetovë, 18 tetor Zhurnal.mk – Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të Komunës së Bërvenicës, pas përpunimit të 100 për qind të vendvotimeve, tashmë janë të qartë dy kandidatët që do të vazhdojnë garën në raundin e dytë.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanco Radiçevski, ka fituar 2.943 vota, apo 38,90 për qind, duke u renditur i pari.

Në vendin e dytë është renditur Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), me 2.152 vota, apo 28,45 për qind. Kështu, Radiçevski dhe Jahu do të përballen në raundin e dytë për të marrë drejtimin e Komunës së Bërvenicës.

Kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini, ka përfunduar garën në raundin e parë në vendin e tretë, me gjithsej 1.528 vota, apo 20,20 për qind.

Ndërkaq, kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, ka siguruar 706 vota.

Me të gjitha 24 vendvotimet e përpunuara, gara për kryetar të Bërvenicës hyn në fazën e dytë, ku qytetarët do të vendosin mes kandidatit të VMRO-DPMNE-së dhe atij të AKI-së.

Rezultatet e publikuara janë preliminare dhe pritet konfirmimi zyrtar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër