Sot mblidhen dy komisione parlamentare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 tetor, Zhurnal.mk – Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 19 tetor.

Komisioni për Integrim Evropian do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026. Në rend dite janë edhe miratimi i rendit të ditës dhe i procesverbaleve nga mbledhjet e 2 dhe 6 tetorit.

Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet në orën 10:00, në sallën N-303.

Po ashtu, në të njëjtën orë do të mblidhet edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ky komision do të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe Planin e Punës për sesionin vjeshtor të këtij viti.

Në rend dite janë edhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e 1 tetorit dhe pika të ndryshme.

Mbledhja do të mbahet në sallën N-302.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër