Dita e dytë e protestave të dhunshme në Milano, arrestohen 160 persona

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Romë, 19 tetor, Zhurnal.mk – Në qytetin verior italian të Milanos shpërthyen trazira të dhunshme për të dytën ditë radhazi. Të rinj me fytyra të mbuluara thyen xhamat e dyqaneve dhe grabitën dyqane e supermarkete.

Të rinjtë, shumica të veshur me të zeza, sulmuan bizneset përreth sheshit qendror “Piazza del Duomo” (Sheshi i Katedrales).

Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa ndaloi të paktën 160 persona. Sipas raportimit, rreth 80% e tyre ishin të mitur.

Përplasje të rënda ndodhën të shtunën edhe në Milano dhe në qytete të tjera të mëdha italiane, në periferi të protestave paqësore kundër kostos së lartë të jetesës.

Mediet italiane i krahasuan ngjarjet me trazirat e dhunshme në Francë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thirrur sot një takim me zyrtarët e sigurisë, në zyrën e saj në Romë.

“Kam thirrur për nesër një takim për rendin publik në “Palazzo Chigi”, për të vlerësuar situatën dhe për të diskutuar masa të tjera kundër atyre që shfrytëzojnë protestat e ligjshme për të nxitur dhunë dhe kaos”, tha Meloni më herët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër