Sulm në grup ndaj disa të miturve në Kumanovë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Një incident i dhunshëm është raportuar në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Kumanovë, ku disa të mitur dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një grup më i madh të miturish, të cilët gjatë sulmit kanë përdorur edhe një mjet metalik, raporton tvfesta.mk

Sipas njoftimit të policisë, më 18 tetor 2026, në orën 01:40, në SPB Kumanovë, S.J. (41), nga Kumanova, ka denoncuar se djali i saj i mitur, së bashku me shokët e tij, janë sulmuar fizikisht nga një grup tjetër të miturish.

Sipas denoncimit, gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet metalik.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër