Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Ylli shqiptar Mirlind Daku ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Rusisë.

Gjilanasi që prej pushimit ndërkombëtar është kthyer në formën më të mirë, për ta shënuar golin e tretë në dy ndeshje.

Ai realizoi ndaj ish-klubit Rubin Kazan, vetëm një minutë pas inkuadrimit në fushë, ndërsa nuk festoi si shenjë respekti.

Para asaj sfide, Daku kishte realizuar dy gola në Kupën e Rusisë dhe kësisoj edhe zuri vendin në 11-shen më të mirë të javës, në vlerësimet e “SofaScore”.

Ndërkohë, Daku tani duket i vendosur për të fituar vendin e titullarit te gjiganti rus, ndërsa përgatiten për përballjen ndaj CSKA pas gjashtë ditëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër