Barcelona synon afrimin befasues të yllit së Man Unitedit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Barcelona po e monitoron nga afër situatën e Lisandro Martinezit dhe mund të tentojë transferimin e mbrojtësit argjentinas si lojtar të lirë në verën e vitit 2027, raporton gazetari Sacha Tavolieri nga Sky Sport.

Sipas raportimit, 28-vjeçari ka diskutuar të ardhmen e tij me agjentin, pasi kishte kritikuar drejtuesit e Manchester Unitedit pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve. Përfaqësuesi i tij thuhet se ka dërguar sinjale te klubet e interesuara për shërbimet e mbrojtësit.

Megjithatë, Martinez më pas kërkoi falje, pasi bisedoi me trajnerin Michael Carrick dhe drejtuesit e klubit, duke e qetësuar situatën në Manchester.

Barcelona e njeh prej disa sezonesh profilin e mbrojtësit argjentinas dhe e vlerëson atë, ndaj mundësia e transferimit të tij në “Camp Nou” mbetet një opsion që klubi katalunas po e shqyrton.

Martinez iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2022, ndërsa kontrata e tij përmban edhe një opsion që i lejon klubit anglez ta zgjasë marrëveshjen për një vit tjetër. Kjo do të thotë se largimi i tij si lojtar i lirë në vitin 2027 nuk është i garantuar.

Argjentinasi është kampion i botës me kombëtaren e tij dhe konsiderohet një nga mbrojtësit e rëndësishëm të Manchester Unitedit, por zhvillimet e fundit kanë shtuar pikëpyetjet rreth së ardhmes së tij në klub.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër