9
Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) ka miratuar vendim me të cilin çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0,49%, krahasuar me vendimin e datës 13.10.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 denarë për litër.
Çmimet e EURODIESEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 2,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1,837 denarë për kilogram.
Nga data 20.10.2026, duke filluar nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- EUROSUPER BS-95: 96,00 denarë për litër
- EUROSUPER BS-98: 98,00 denarë për litër
- EURODIESEL BS (D-E V): 99,00 denarë për litër
- Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1): 110,50 denarë për litër
- Mazut M-1 NS: 53,579 denarë për kilogram
