Charlize Theron me fustan të zi nga Tom Ford, me dantellë dhe detaje transparente në Los Angeles

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Charlize Theron u shfaq me një fustan të zi të personalizuar nga Tom Ford në Galanë e Muzeut të Akademisë në Los Angeles, ku këtë vit u nderua me Çmimin Ikonë për ndikimin e saj në botën e artit dhe kinematografisë.

Fustani, i krijuar nën drejtimin kreativ të Haider Ackermann, kishte prerje të drejtë, jakë të lartë dhe dantellë të kombinuar me qëndisje, rruaza të zeza dhe kristale gri.

Pjesët transparente përgjatë korsetit dhe fundit krijonin kontrast me zbukurimet, duke e bërë veshjen një nga paraqitjet më të veçanta të mbrëmjes, shkruan DailyMail.

Aktorja e kompletoi pamjen me sandale të zeza me rripa të hollë dhe bizhuteri nga shtëpia franceze Boucheron, përfshirë vathë në formë shigjete.

Flokët biondë i mbajti të krehura prapa, ndërsa grimi me sy të theksuar dhe buzë në nuancë rozë plotësoi stilin.

Theron ka zgjedhur vazhdimisht krijimet e Tom Ford në paraqitjet e saj të fundit publike, përfshirë edhe aktivitetet promovuese të filmit Odisea të regjisorit Christopher Nolan.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër