Klekovski nga Koçani premton mbështetje: Kujdesi për çdo pacient vazhdon edhe më tej

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski mbrëmë ka pasur takim me të lënduarit nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçani. Ai vetë informoi për takimin në faqen e tij në Facebook.

Shteti është këtu në afat të gjatë thekson Klekovski në publikim. Ai tregon se kanë biseduar për gjendjen e tyre, për nevojat dhe për kujdesin që u nevojitet edhe më tej.

Ashtu siç kam deklaruar edhe deri më tani shteti është këtu në afat të gjatë. I paralajmërova mundësitë dhe hapat e ardhshëm. Me ne ishin edhe dr. Katarina Mirçovska dhe dr. Gordana Georgieva, nga grupi i punës i Ministrisë së Shëndetësisë, qëllimi i të cilit është vlerësim, këshillim, organizim dhe ndjekje e trajtimeve të çdo pacienti. Kjo është bazë për kujdes të mëtejshëm të përshtatur sipas nevojave të secilit prej tyre. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Koçanit, Vladko Grozdanov, shtoi ministri në publikim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër