Celine Dion largohet nga Parisi pas 16 koncerteve, vëmendjen e marrin djemtë binjakë që rrallë shfaqen në publik

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Celine Dion është larguar nga Parisi pas përfundimit të një serie prej 16 koncertesh, duke tërhequr vëmendjen e fansave edhe me praninë e dy djemve të saj binjakë, Eddy dhe Nelson, të cilët rrallë shfaqen në publik.

Këngëtarja kanadeze u përshëndet me fansat para hotelit Royal Monceau, ku u shfaq e veshur me një pallto ngjyrë ulliri dhe syze të errëta, ndërsa mbante nën pallto qenin e saj të vogël.

Ajo u dërgoi puthje të pranishmëve dhe u shpreh se tashmë i kishte marrë malli për ta.

 Foto: TikTok

Eddy dhe Nelson, 15 vjeç, janë fëmijët që Dion i pati me bashkëshortin e ndjerë, Rene Angelil.

Gjatë qëndrimit në Paris, ata e shoqëruan vazhdimisht nënën e tyre, teksa vëllai i tyre i madh, Rene-Charles, 25 vjeç, iu bashkua asaj një ditë para koncertit të parë.

Seria e koncerteve në Plenitude Arena, në Nanterre, shënoi rikthimin e këngëtares në skenë pas gjashtë vitesh, pasi ishte tërhequr nga aktivitetet publike për shkak të sindromës së personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik.

 Foto: TikTok

Rreth 560 mijë njerëz ndoqën 16 performancat e saj, secila me rreth 30 këngë.

Pas përfundimit të koncerteve, 58-vjeçarja është nisur drejt Las Vegasit, ku jeton.

@parismatchLe grand départ pour Céline ! La chanteuse vient de terminer la partie automnale de sa résidence à Paris. Elle a été vue à la sortie de son hôtel, accompagnée par ses deux fils, les jumeaux Eddy et Nelson (15 ans). Crédits : Bestimage#celinedion#concert#paris#onregardequoi♬ son original – Paris Match

Ajo pritet të rikthehet në të njëjtën arenë në maj të vitit 2027, me dhjetë koncerte të tjera, ndonëse po punon edhe për një album të ri në gjuhën frënge, që pritet të publikohet vitin e ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër